Telegrafi

Motrat Kabashi vijnë me poza mahnitëse në rrjetet sociale

Ana dhe Arta Kabashi (Foto: Instagram)

Këngëtaret e estradës shqiptare, Ana e Arta Kabashi, janë mjaft të ndjekura edhe në rrjetet sociale.

Bukuroshet, të cilat sjellin projekte të njëpasnjëshme dhe mjaft të pëlqyera, nuk hezitojnë që edhe në Instagramin e tyre të jenë sa më afër fansave dhe publikut, duke ndarë kështu fotografi e video të ndryshme.

Së fundmi, ka qenë Ana ajo e cila ka publikuar dy fotografi krah të motrës, ndërsa marrin vëmendje të madhe me dukjen dhe stilin e veçantë.

“Ne kemi mbretëri dhe besnikëri brenda ADN-së tonë (motrat)”, është përshkrimi që Ana ia ka vënë fotos, ndërkohë që komplimentet nuk munguan as nga ndjekësit e dy artisteve nga Peja.

Lexo po ashtu Ana Kabashi mahnit me një ‘selfie’, ndërsa i pyet fansat për këngë të re

Të njëjtat po ashtu komentohen vazhdimisht në rrjetet sociale dhe me këto imazhe veçse dëshmojnë se janë ndër motrat më tërheqëse në skenën muzikore shqiptare.

Ana momentalisht është duke punuar në këngën e re, derisa po shijon akoma suksesin e “Dashni” që deri më tani ka arritur të grumbullojë mbi 400 mijë shikime në YouTube.

Nga ana tjetër, Arta disa ditë më parë solli projektin “Let it Go” në bashkëpunim me reperin e njohur rumun, Robert Cristian. /Telegrafi/