Dy motrat e njohura të estradës, Ana dhe Arta Kabashi, të martën publikuan këngën e re, “Papa”, në bashkëpunim me Berato.
Ky projekt është kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërsa nuk ka dyshim se e gjithë vëmendja ishte te format trupore të dy këngëtareve.
Pas publikimit të kësaj kënge, Ana në rrjetet sociale ka sjellë edhe prapaskenat e xhirimeve të klipit.
“Prapaskenat e Papa”, shkruan mes të tjerash këngëtarja në postimin e saj në Instagram.
Ato shfaqen duke bërë disa lëvizje provokuese dhe format trupore të tyre janë për t’u pasur zili.
Theksojmë se ky projekt është publikuar pas përpunimit të këngës “Tumankuqe”, të cilën ato e sollën në bashkëpunim me DJ Regard. /Telegrafi/