Telegrafi

Motrat Istrefi, Nora dhe Era mahnisin me pozat në bikini

Këngëtaret shqiptare, Nora dhe Era Istrefi, po shijojnë prej disa ditësh pushimet në Turqi.

Motrat e famshme duket se po kalojnë një kohë të mrekullueshme në shoqërinë e njëra-tjetrës.

Duke qenë se janë aktive edhe në rrjete sociale, ato nuk mungojnë herë pas here me fotografi e video të shumta.

Foto: Screenshot/Instagram

Ka qenë Nora së fundmi që ka ndarë disa imazhe përkrah të motrës, të cilat shihen në një moment duke kërcyer.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Krijueset e hitit “Nuk e di” kanë shfaqur linjat trupore në bikini, ndonëse komentohen vazhdimisht për paraqitjet e tyre.

Foto: Screenshot/Instagram

Nora shfaqet me një kostum dypjesësh shkëlqyes, ndërkohë që Era me një palë rroba banje ngjyrë bordo.

Në një tjetër fotografi, biondja shihet t’i ketë ndërruar bikinit pasi shfaqet me një palë ngjyrë kafe dhe me syza dielli.

Foto: Screenshot/Instagram

Veç kësaj, ato janë tejet të angazhuara edhe me projekte muzikore e koncerte. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram