Telegrafi

Motrat Hadid, Gigi dhe Bella shkëlqejnë në Javën e Modës në Milano

Bella Hadid tërhoqi vëmendjen teksa ishte në krye të koleksionit Versace Pranverë/Verë 2023 gjatë Javës së Modës në Milano në Itali të premten.

Modelja, 25 vjeçe, kishte veshur një fustan ngjyrë vjollce në formë të një vello dhe detaje dantelle teksa ecte në pistën e eventit.

Bellas iu bashkua motra e saj më e madhe Gigi, 27 vjeçe, e cila dukej elegante me një kreacion të zi dhe një dekolte të thellë, ku shfaqeshin edhe modelet e tjera Irina Shayk, 36 vjeçare dhe Emily Ratajkowski, 31 vjeçare.

Foto: Getty Images

Bella dukej çdo centimetër si supermodelja ndërsa ecte, duke qëndruar e gjatë mbi një palë taka të larta stiletto me rripa të zinj.

Lexo po ashtu Zayn Malik përpiqet të rifitojë Gigin mes thashethemeve për një lidhje të re me Leonardo DiCaprion

E njëjta u shfaq me veshjen që i linte këmbët të dukshme teksa ecte, gjersa mbante doreza të njëjta pa gishta.

Foto: Getty Images

Fustani i Gigit kishte detaje të prera në njërën anë dhe dekolteja u shtri pak nga njëra anë.

Ajo zgjodhi një grim më të veçantë duke mbuluar tërësisht sytë me të zeza.

Foto: Getty Images

Nëna e një vajze kohëve të fundit u përfol për një lidhje dashurie me yllin e Hollywoodit, Leonardo DiCaprio. /Telegrafi/

Foto: Getty Images