Dy motra, njëra tetëvjeçare dhe tjetra pesë, që ishin zhdukur në pjesën veriore të Kalifornisë, janë gjetur pas 44 orëve të operacionit të kërkim-shpëtimit ku ishin angazhuar edhe qentë dhe helikopterët për t’i gjetur.
Motrat Leja dhe Caroline Kariko, i ka gjetur kapiteni i njësisë së zjarrfikësve që kishte ndjekur gjurmët e çizmeve që i kishin mbathur vajzat e vogla, transmeton Telegrafi.
Vogëlushet kishin dalë për shëtitje në një zonë malore afër shtëpisë së tyre, edhe pse e ëma u kishte thënë që mos ta bëjnë. Sipas Caroline, motra e saj Leja kërkonte një aventurë të vogël.
Megjithatë ato shpejtë e kuptuan se kanë humbur. Por, për fat të mirë kishin aftësi të jashtëzakonshme të mbijetojnë në kushte ekstreme, aftësi këto që i kanë mësuar nga prindërit.
“Filloi të bie shi, dhe aty e kuptova se duhet shpejtë të strehohemi diku. E gjetëm një hapësirë të përshtatshme dhe kështu e mbuluam me degë, e pasi që i kishim palltot që i rezistojnë ujit i shpëtuam shiut. Për fat të mirë kam ditur ta ndezi zjarrin, pasi kishte mësuar nga filmat”, ka shpjeguar Leja.
E për të mos u dehidruar, vajzat kanë pirë ujë nga gjethet e ushqimin e zëvendësuan me çokollatat që i kishin pasur në xhepa. Megjithatë kur ra terri bashkë me të ranë edhe temperaturat, kështu që Caroline filloi të frikësohet pasi ajo zonë njihet për sulmet e befasishme që ndodhin nga pumat.
“Motra ime nuk ka mundur të ndalë lotët tërë natën, e për ta qetësuar i kërkova që t’i kujtoj momentet e lumtura që kanë ndodhur në familjen tonë, kurse unë qëndrova e zgjuar tërë natën”, ka shtuar Leja.
“Jam ndjerë paksa nervoze dhe e frikësuar, por e dija se do të na gjej babai”, ka shtuar vajza që ia arriti ta mbajë të sigurt motrën e vogël. /Telegrafi/