Site icon Telegrafi

Motra e Vjosa Osmanit, Blinera tregon se a është xheloze për sukseset e motrës: Njerëzit më thonë që pas saj duhet të bëhem unë presidente

Avokatja Blinera Osmani, motra e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë e ftuara e fundit në “Shok Podcast”, ku ka folur hapur për karrierën e saj, ndikimin e motrës në perceptimin publik dhe vendimin për të ndjekur rrugën e avokaturës.

Moderatorit Fis Juniku i interesonte të dinte nëse Blinera ndiente ndonjë formë xhelozie për famën e motrës së saj.

“A të vjen inati që e ke motrën më të dhënë se vetë?” – e pyeti ai.

Blinera e hodhi poshtë menjëherë këtë ide, duke thënë se ndjen krejt të kundërtën. Ajo tregoi se është krenare për motrën dhe se nuk ka ndonjë aspiratë politike që të krahasohet me të.

@shokpodcast Blinera : Shpesh ma thojne qe duhesh mu bo Presidente mas motres…. Si dihet 😅 #fyp #foryou #viralvideos #fisjuniku #trendin #podcasts #shokpodcast #podcasts #talkshow #kosova #prishtina #foru #realtalk #viral_video #perty #pert #viralvideotiktok #vjosaosmani #president #blineraosmani ♬ original sound – ShokPodcast

Megjithatë, moderatorit nuk iu shmang ideja se, për shkak të formimit të saj si avokate, mund të ishte një lidere më pragmatike. “Disa njerëz thonë se mbas Vjosës duhesh me qenë ti presidentja”, – tha ai me një ton shakasë.

Blinera nuk e përjashtoi aspak një të ardhme të tillë, duke u përgjigjur se “nuk bën me përjashtu asgjë në jetë, çka do që vjen, mirë se vjen”. Një pjesë interesante e bisedës ishte edhe pyetja se përse kishte zgjedhur të bëhej avokate dhe jo diçka tjetër, si modele.

“Se nuk i plotësoj kushtet për modele, e për avokate po” – tha ajo me humor.

Blinera shpjegoi se vendimi për të hyrë në botën e ligjit nuk kishte ardhur si një zgjedhje e hershme e menduar, por kishte rrjedhur natyrshëm. Ajo kishte punuar për një kompani private për një kohë të gjatë si pjesë e zyrës ligjore dhe më vonë kishte vendosur të shkëputej për të ndërtuar karrierën e saj të pavarur. /Telegrafi/

Foto: Blinera Osmani/Instagram

 

Foto: Blinera Osmani/Instagram

 

Foto: Blinera Osmani/Instagram
Exit mobile version