Motra e Rita Orës, Elena, ka festuar së fundmi ditëlindjen e saj.
Motra e këngëtares shqiptare me famë botërore, ka një lidhje të veçantë me Ritën. Jo vetëm familjare, por edhe profesionale – ajo është menaxherja e saj e shumë punëve në rrafshin artistik.
Elena Ora konsiderohet prej menaxhereve më të mira, e fakt për këtë është se Rita po merr vazhdimisht ëvmendjen përkundër faktit se ka vuajtur në aspektin muzikor që prej ndarjes nga Calvin Harris.
Motra e Ritës ka festuar ditëlindjen dhe për këtë në shenj falënderimi ka publikuar një foto të saj nga fëmijëria me nënën e saj.
E nëna e Ritës, Vera, ka treguar se kujt i ka ngjarë këngëtarja me famë botërore, pasi duket se nëna në kohën e saj të artë ngjante shumë si Rita sot.
Rita Ora iu rikthye angazhimeve muzikore me tri këngë në top listën e 30 këngëve më të mira.
Bukuroshja shqiptare po ashtu mbetet shumë e angazhuar me fushata të ndryshme reklamuese. /Telegrafi/