Ivana Icardi, motra e futbollistit argjentinas Mauro Icardi, do ta provojë veten në versionin italian të ‘Big Brother’ për të famshmit (‘Grande Fratello VIP’).
Ajo është e mësuar para kamerave, pasi në të kaluarën ka qenë pjesë e versionit argjentinas të këtij spektakli, ku arriti ta zinte vendin e dytë.
Shou real që do të transmetohet nga Mediaset, do të ketë për opinionistë, Iva Zanicchin dhe Cristiano Malgioglion – transmeton Corriere dello Sport.
Theksojmë që Ivana kishte arritur në qendër të vëmendjes pas komenteve kundrejt gruas dhe agjentes së Icardit, Wanda Nara.
Motra e futbollistit e ka akuzuar bionden e famshme se është përpjekur që ta mbajë vëllanë e saj sa më larg familjes së tij. /Telegrafi/