Telegrafi

Motra e Dua Lipës, Rina nis karrierën si modele?

Motra e saj është tejet e famshme dhe ndër më të suksesshmet në botës e industrisë së muzikës ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për të motrën e Dua Lipës, Rinës e cila si duket ka filluar një karrierë prej modeleje.

E gjitha e bazuar në një video të Anesa Lipës, nënës së këngëtares sonë, që e ka publikuar në llogarinë personale në Instagram.

Rina shihet duke marrë poza para një fotografi profesionist, gjersa ka të veshur një këmishë kuqezi me një fanellë të markës së Calvin Klein.

Më shumë detaje nuk janë bërë të ditura, por që do t’i mbetet kohës që të dëshmojë se për çfarë bëhet fjalë – projekt mode apo thjesht, foto të rastit.

Ndryshe, Dua është nominuar së fundi në kategori të ndryshme të ngjarjes vjetore “MTV EMA”.

Lipa është duke punuar në projekte të reja muzikore për albumin më të ri që do të dal në shitje gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/