Telegrafi

Motra e Cristiano Ronaldos e irrituar që Modric e fitoi çmimin

Pasi Luka Modric e rrëzoi nga froni Cristiano Ronaldon si lojtari më i mirë në Evropë, është motra e portugezit që ka reaguar dhe ka shfaqur pakënaqësinë e saj.

Jorge Mendez, agjenti i Ronaldos tashmë ka sugjeruar se ishte qesharak fakti që kroati e fitoi çmimin e më të mirit nga UEFA.

Në një postim në Instagram ishte motra e Ronaldos, Katia Aveiro ajo që ka reaguar duke shfaqur statistikat e dy lojtarëve duke i krahasuar.

Cristiano Ronaldo ka arritur 15 gola në 12 ndeshje duke bërë tri asistime.

Luka Modric në 11 ndeshje ka shënuar 1 gol dhe ka bërë një asistim.

Cristiano Ronaldo kaloi te Juventusi në mënyrë sensacionale dhe kjo ndoshta ka ndikuar që ai të mos shpallet më i miri në Evropë, pavarësisht performancave të mrekullueshme të Modricit.

Prej favoritëve ishte edhe Mohamed Salah, i cili mbeti pa çmim. /Telegrafi/