Ndeshja Mali i Zi-Kosovë pritet të zhvillohet nga ora 20:45, në stadiumin e Podgoricës.
Gardiani i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriqi, pritet të jetë titullar në këtë ndeshje që zhvillohet mes shtetit malazes dhe Kosovës.
Portieri i Manchester Cityt në Premierligën angleze, ka gjetur mbështetjen te një prej personave më të dashur të tij – motrës Amra Muriqi.
Kjo e fundit ka rrëmbyer disa herë vëmendjen e mediave për paraqitjet e saj atraktive.
Njëlloj ka bërë edhe gjatë ditës së premte, teksa ka publikuar një fotografi nga tribunat e stadiumit, me mbishkrimin “Për fitore në Podgoricë”.
Ajo ka vënë në pah linjat atraktive trupore, teksa është fotografuar nga mbrapa, gjersa komplimentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar. /Telegrafi/