Pasagjerit e një aeroplani që po udhëtonte nëpër Brazil janë tmerruar kur gjatë fluturimit panë se motori i fluturakes mori flakë, duke detyruar kështu pilotin të bëjë aterrim emergjent.
Ngjarja ka ndodhur kur aeroplani pas minuta pasi ishte ngritur në ajër nga aeroporti Santos i Rio de Janeiro, dhe kishte për destinacion qytetin e Sao Paulos, transmeton Telegrafi.
Një pasagjer që ishte ulur afër krahut të aeroplanit, ka filmuar me telefon momentin kur shpërthen zjarri dhe përfshin motorin derisa ishin në qiell mbi Rio de Janeiro.
Megjithatë zjarri sa vinte e përhapej derisa videoja po përfundonte. Ndërkaq mediat lokale raportojnë se për shkak të disa problemeve teknike motori ishte përfshirë nga flaka.
Aviokompania brazilian Gol ka njoftuar se për shkak të një problemi teknik, motori është prishur dhe përfshirë nga zjarri, kurse piloti është detyruar të bëjë aterrim emergjent. /Telegrafi/