Një aeroplan i aviokompanisë amerikane United Airlines që po udhëtonte nga Honolulu, ka pësuar defekt teknik gjatë fluturimit ku motori i djathtë i fluturakes është ndalur së punuari, madje një pjesë e madhe e tij ka rënë në tokë – para se aeroplani të aterronte çuditërisht pa ndonjë problem në aeroportin ndërkombëtar të Denverit, shkruan Reuters.
Zyrtarë të United Airlines kanë njoftuar se nuk raportohet për të lënduar në udhëtimin me numër 328, që brenda fluturakes kishte 231 pasagjerë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, policia në Colorado ka publikuar fotografitë e copave të motorit që kanë rënë në një lagje të banuar, por që për fat të mirë nuk është raportuar për të lënduar.
Bëhet fjalë për aeroplan të tipit Boeing 777-200 i cili gjigant dhe që për mrekulli ka arritur të ateron në pistë pa ndonjë problem.
E pamjet e filmuara brenda aeroplanit, shfaqin motorin e përfshirë nga flaka dhe pa kapakun mbrojtës që ka përfunduar në tokë. /Telegrafi/