Site icon Telegrafi

Motoçiklisti tenton t’i ikë policisë në Prishtinë pasi kishte substanca narkotike

Foto: Ilustrim/Arkiv

Një person është arrestuar pasi derisa kishte qenë duke e drejtuar motoçikletën nuk kishte respektuar shenjën e policit për ndalje, por kishte filluar ta rriste shpejtësinë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 19:33 në rrugën “Robert Doll”, në Prishtinë.

Tutje në raport, bëhet e ditur se gjatë tentimit për t’iu shmangur ndalimit nga policia, i dyshuari kishte hedh disa qese të dyshuara me substancë narkotike.

Në raport bëhet e ditur se ai pastaj në këmbë kishte tentuar të ikë, por arrestohet nga policia.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti deri sa kishte qenë duke drejtuar motoçikletën nuk kishte respektuar shenjën e policit për ndalje, por kishte filluar ta rriste shpejtësinë. Gjatë tentimit për t’iu shmangur ndalimit nga policia, i dyshuari kishte hedh disa qese te dyshuara me substancë narkotike dhe pasi rrëzohet nga motoçikleta tenton në këmbë për të ikur por arrestohet nga zyrtarët policorë”, thuhet në raport.

Ndërkaq, gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur: para të gatshme 425€, një telefon celular dhe  19 qese te mbushura me substancë narkotike te llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 34.1 gram.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version