Një person (motoçiklist) ka marr lëndime trupore të hënën rreth orës 20:30, pasi është aksidentuar nga një veturë në lëvizje, në Istog.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas tij, motoçiklisti është dërguar për tretman mjekësor.
“Një aksident ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në mes të një veture dhe motoçiklisti, në Istog. Lëndime trupore ka marr motoçiklisti i cili është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Gashi.
Ndërkaq, aksidenti është publikuar në RTV Fontana, ku shihet motoçiklisti i cili aksidentohet nga një veturë në lëvizje. /Telegrafi/