Një motoçiklist i dehur i cili lëvizte në kahje të kundërt, ka arritur t’i mbijetojë përplasjes së drejtpërdrejtë me një veturë që po lëvizte me shpejtësi të madhe.
Ky moment është filmuar nga kamera e vendosur në veturën e shoferit, i cili edhe pse u mundua të frenojë e goditi drejtpërdrejt duke e hedhur në asfalt disa metra larg, transmeton Telegrafi.
Megjithatë edhe pse në shikim të parë dukej sikur një goditje fatale, raportohet se shoferi i motoçikletës elektrike i ka mbijetuar përplasjes.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në qytetin kinez Xiamen në provincën Fujian. /Telegrafi/