Ky është momenti qesharak kur një burrë shihet i hipur në një motoçikletë me një lopë të ulur në “prehrin” e tij.
Pamjet, të cilat janë marrë nga një pasagjer në një makinë që po kalonte, besohet të jenë filmuar në Pakistanin rural këtë muaj, përcjell Telegrafi.
Pasi videoja u postua në mediat sociale, një person, Kashif Cheema, ka shkruar me shaka: “Ky është një kauboj i vërtetë!”
Megjithatë, dikush ka shkruar se një veprim i tillë, nuk është krejt i pazakonshëm në Pakistan.
Ndërsa Prakash Kanarath: ‘Mirë se vini në Pakistan! Sillni me vete lopët, derrat, gomarët dhe majmunët për një udhëtim mahnitës me biçikleta!’ /Telegrafi/