Të rinjtë që po ngisnin motoçikletat në një autostradë të Malajzisë, kanë filmuar një motoçikletë të vetmuar, që lëvizte pa qenë askush duke e drejtuar.
Ende nuk dihet se çfarë ishte kjo skenë e pazakontë, që ka bërë shikuesit të japin komentet të ndryshme, transmeton Telegrafi.
“Më rrëqethi, sikur të drejtohej prej fantazmës”, si dhe “ja çfarë ndodhë, kur svozitet pa kujdes”, ishin dy nga komentet që u pëlqyen më së shumti.
Në anën tjetër, disa janë shprehur se ky është një mashtrim nga ndonjë motoçiklist i aftë, që qëndronte duke u mbajtur në njërën anë. /Telegrafi/
https://youtu.be/6J136TvKhSA