Site icon Telegrafi

Motoçikleta më e shtrenjtë në botë shitet për gati 1 milion dollarë

Një motoçikletë e rrallë “Harley-Davidson” e vitit 1908 u shit për gati 1 milion dollarë – çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për një motoçikletë në ankand.

Motoçikleta 114-vjeçare iu shit një blerësi misterioz për 935 mijë dollarë nëpërmjet “Mecum Auctions” në Las Vegas, raporton nypost.

Ajo besohet të jetë një nga vetëm 12 motoçikletat “Strap Tank” – e bërë me shirita çeliku të nikelit për të ndarë rezervuarët e karburantit nga korniza – në të gjithë botën.

Motoçikleta, e cila duket më shumë si një biçikletë elektrike moderne me kornizën dhe rrotat e saja të holla, u gjet në gjendje të mirë në vitin 1941 nga banori i Wisconsin, David Uihlein.

Ai e mbajti atë për 66 vitet e ardhshme dhe së fundmi u restaurua nga koleksionisti Paul Freehill i Fort Wayne, Ind.

Ndryshe, Harley-Davidson u themelua në vitin 1903 në qytetin amerikan, Milwaukee. /Telegrafi/

Exit mobile version