Telegrafi

Moti, vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë dy ditëve në vijim do të mbahet kryesisht i vranët.

IHK njofton se vranësirat ditën e enjte parashihen që vende-vende të sjellin riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s. /Telegrafi/