Site icon Telegrafi

Moti, vranët dhe riga shiu

Foto: Arkiv

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se kjo javë parashihet të jetë kryesisht e vranët por edhe me intervale të shkurta me diell.

IHK njofton se në viset e ulëta nuk parashihet të ketë reshje përpos rigave të dobëta të cilat mund ta përfshijnë pjesën jugore dhe juglindore të territorit, ndërsa në viset malore parashihet të ketë reshje në formë dëbore të intensitetit mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-8m/s. /Telegrafi/

Exit mobile version