Telegrafi

Moti, vranët dhe reshje të dobëta bore

Foto: Arkiv

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë dy ditëve të parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje të dobëta bore.

IHK njofton se reshjet me intensitet mesatar priten të bien në vise të larta kodrinore-malore.

Kjo situatë meteorologjike me këtë mot të ftohtë do të vazhdoj të paktën për tetë ditë të ardhshme dhe vije si pasojë e prezencës së masave ajrore të fuqishme me origjinë nga veriu i kontinentit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet  e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet  0 deri 2 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-9m/s. /Telegrafi/