Shqipëria ditën e sotme do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme dhe moti do të jetë i vranët në të gjithë territorin.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak do të ketë reshje shiu të vazhdueshme me intensitet të ulët në të gjithë vendin. Përgjatë zonave bregdetare reshjet e shiut do të jenë me intensitet mesatar e përkohësisht në formën e shtrëngatave. Në këto zona reshjet do të shoqërohen me shkarkesa elektrike. Në Alpe do të ketë reshje bore si dhe në lartësitë mbi 800-1000 metra në zonat malore. Në pjesën jugore dhe juglindore do të ketë reshje bore intensive në pasdite deri ne orët e natës.
Era do të fryjë Juglindje-Jug 1-12 m/sek. Erë e vrullshme dhe me rrahje deri 18 m/sek përgjatë vijës bregdetare.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër 3/6 re shi
Kukës 3/4 re borë
Lezhë 6/7 re shi rrufe
Dibër 0/1 re borë
Durrës 5/11 re shi rrufe
Tiranë 6/11 re shi
Elbasan 4/11 re shi
Berat 5/12 re shi
Vlorë 8/13 re shi rrufe
Korçë 0/5 re borë
Gjirokastër 4/10 re shi bore
Sarandë 7/11 re shi rrufe. /Telegrafi/