Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të dielën do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, sikur në dy ditët e kaluara.
IHK njofton se në mëngjes nëpër ultësira parashihet mjegull e radiacionit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-14 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes. /Telegrafi/