Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot edhe sot do të ketë vranësira, shi dhe shkarkime rrufesh.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë.
Në fundjavë parashihen rritje të temperaturave maksimale. /Telegrafi/