Telegrafi

Sot borë, temperaturat deri – 6 gradë

Foto: Arkiv

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të ketë reshje bore.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5 m/s. /Telegrafi/