Mbi vendin tonë edhe sot do të mbajë mot me diell dhe me temperatura verore gjatë ditës.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.
Kushtet biometeorologjike mbeten relativisht të mira, meqë indeksi UV do t’i regjistroj vlerat në kufijtë e normales. Do të fryjë erë në drejtim verilindje dhe juglindje, e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/