Telegrafi

Moti sot në Kosovë

Mbi vendin tonë sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat pas dite parashihen që vende–vende të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-11m/s. /Telegrafi/