Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira të dendura të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Sipas institutit, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike do të shënojë rritje. Do të fryjë erë nga drejtimi verilindjes me shpejtësi deri 7m/s, thuhet në njoftim./Telegrafi/