Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira të cilat do të shoqërohen me reshje të kohë pas kohëshme të shiut, por nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, shtypja atmosferike do të shënojë rritje të lehta, lagështia e ajrit mbetet e lartë dhe si pasojë e ndryshimeve fazore do të krijohen kushte që në orët e para të ditës të krijohen mundësitë për mjegull afatshkurte të radiacionit.
Temperaturat minimale mbeten afërsisht të ngjajshme nga 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi me shpejtësi deri në 7m/s. /Telegrafi/