Telegrafi

Moti sot në Kosovë

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i ngrohtë, pasdite mund të ketë reshje shiu dhe stuhi vende-vende.

Temperatura e mëngjesit do të jetë nga 10 deri në 16, kurse më e larta e ditës nga 24 në 29 gradë.

Në pjesën më të madhe të vendit, pjesa më e madhe e ditës do të jetë kryesisht me diell, me re lokale dhe me reshje të mundshme e stuhi afatshkurtëra. /Telegrafi/