Site icon Telegrafi

Moti sot, ftohtë dhe borë   

Foto: Arkiv

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë këtyre dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe relativisht i ftohtë.

IHK njofton se të mërkurën vranësirat do të jenë jostabile dhe do të ketë reshje shiu dhe bore, në viset e ulëta, kurse në viset e larta parashihet të bie vetëm borë, ndërsa ditën e enjte parashihet që pas vranësirave të shoqërohet edhe me intervale me diell.

Reshje më intensive parashihen në rrafshin e Dukagjinit, ndërsa pjesa tjetër e territorit parashihet me reshje të intensitetit të dobët deri mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s. /Telegrafi/

 

Exit mobile version