Telegrafi

Moti sot dhe nesër në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën dhe të dielën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas institutit, vranësirat më të theksuara paraqiten ditën e shtune.

Në mëngjes do të ketë ngrica dhe mjegull të lehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. /Telegrafi/