Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të mbajë mot me intervale me diell dhe vranësira të dendura, të cilat herë-herë do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s. /Telegrafi/