Site icon Telegrafi

Moti sot dhe gjatë ditëve në vijim

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës nga sot pritet që temperaturat të ngriten, ku do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.  Temperatura e ditës do të shkojë deri në 14 gradë Celsius.

Gjatë  pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vende –vende me vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 16-21 gradë Celsius.

Në viset malore temperaturat minimale do të lëvizin nga 1-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike gjatë gjithë kësaj periudhe do të shënoj ngritje graduale. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi maksimale deri 6m/s.

Exit mobile version