Site icon Telegrafi

Moti me shi në Shqipëri

Moti për ditën e martë në Shqipëri parashikohet me vranësira në të gjithë vendin. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në Shqipëri do të ketë reshje shiu në orët e paradites me intensitet të ulët.

Në mesditë reshjet do të fitojnë intensitet të lartë në formën e rrebesheve me shkarkesa elektrike në veriperëndim, perëndim e jugperëndim të vendit. Përgjatë orëve të pasdites reshjet me intensitet të lartë do të jenë prezente në jug, ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshjet do të humbin intensitetin.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jug, me shpejtësi 2-30 m/sek, erë intensive dhe me rrahje përgjatë vijës bregdetare dhe zonat e ulëta pranë tyre. Gradualisht pasdite e në mbrëmje era do të dobësohet.

Valëzimi në det parashikohet i forcës 5-6 ballë, me lartësi vale 2.6-4.0 metra.

Temperaturat parashikohen me rënie, kryesisht në mesditë për shkak të reshjeve:

QYTETET:

Shkodër 17/19 shi rrufe

Kukës 15/18 re shi

Lezhë 17/19 shi rrufe

Dibër 15/16 re shi

Durrës 17/21 shi rrufe

Tiranë 18/20 shi rrufe

Elbasan 15/19 shi rrufe

Berat 14/21 re shi

Vlorë 18/19 shi rrufe

Korçë 13/16 re shi

Gjirokastër 17/19 shi rrufe

Sarandë 18/19 re shi. /Telegrafi/

Exit mobile version