Shqipëria nga dita e sotme është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe dëbore, ndërsa temperaturat kanë rënë poshtë zeros. Kjo situata është shoqëruar me problemet e para në rrugët e vendit.
Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon nga përdoruesit e rrugëve të bëjnë kujdes dhe të zbatojnë sinjalistikën rrugore, me qëllim shmangin e aksidenteve.
Sipas këtij institucioni, pavarësisht apeleve dhe njoftimeve se vendi do përfshihej nga moti i ftohtë, drejtuesit e mjeteve vijojnë të qarkullojnë pa goma dimërore dhe pa zinxhirë duke u bërë pengesë edhe për borëpastrueset në terren.
Si rezultat i motit të ftohtë dhe temperaturave të ulëta, Ministria e Arsimit u detyrua të mbyllë shkollat në sistemin parauniversitar.
Mësimi në këto institucione do vijojë online nga data 15-19 shkurt dhe për këtë ministrja Evis Kushi u shpreh se po merren të gjitha masat, që procesi mësimor të shkojë normalisht.