Telegrafi

Moti për sot, priten reshje shiu e shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot dhe nesër do të ketë vranësia që mund të shoqërohen me riga shiu dhe me shkarkime rrufesh.

Sot moti mbetet kryesisht i nxehtë paradite me intervale me diell. Ditën kryesisht me vranësira, e nga mesdita priten zhvillime të rrebesheve me bubullima. Vende-vende reshjet mund të jenë më intensive, me mundësi edhe për breshër nëpër lokalitete.

Temperaturat do të sillen nga 17 deri në 32 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalist e fortë nga drejtimi i verilindjes. /Telegrafi/