Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në Kosovë do të mbajë kryesisht mot me diell.
Në orët e para të ditës parashihet të ketë mjegull në ultësira dhe në vende rrëzë maleve. Vranësira të pakta mund të ketë për rreth relievit malor.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s. /Telegrafi/