Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm dhe stabil atmosferik.
Sipas IHK-së, në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi mbi 7m/s”, thuhet në njoftimin e IHK-së./Telegrafi/