Telegrafi

Moti për fundjavë, me diell dhe vranësira të pjesshme

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, mot me diell dhe vranësira të pjesshme do ta karakterizojë motin për fundjavë.

Po sipas IHMK, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius.

“Shtypja atmosferike vazhdon të mbetet e lartë, por ka tendencë të uljes në ditët në vijim dhe si pasojë në javën e ardhshme parashihet të ketë çrregullim të këtij ekuilibri termik, ulje të temperaturave maksimale dhe reshje shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/