Site icon Telegrafi

Moti për dy ditët e ardhshme, temperaturat deri minus 9 gradë Celsius

Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të premten parashihet të mbaj mot i vranët dhe me intervale me diell.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se vranësirat vende-vende do të sjellin reshje bore të intensitetit të dobët, kurse të shtunën moti do të jetë kryesisht me diell por i ftohët.

“Në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica, prandaj këshillohet që pjesëmarrësit në trafik të kenë kujdes të shtuar. Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve do të lëvizin ndërmjet -9 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius”, njofton IHMK.

Gjithashtu, IHMK njofton se do të fryjë erë nga drejtimi i veriut me shpejtësi 1-6m/s. /Telegrafi/

Exit mobile version