Telegrafi

Moti për dy ditët e ardhshme, temperaturat arrijnë deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

IHMK bën të ditur se, vranësirat ditën e shtune, vende–vende mund të sjellin riga lokale shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-21 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

IHMK po ashtu bën të ditur se do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-8 m/s. /Telegrafi/