Në Kosovë në dy ditët vijuese do të mbaj mot kryesisht me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas Institutit Hidrometereologjik të Kosovës (IHMK), riga shiu parashihen në disa pjesë të relievit malor, por edhe në viset e ulëta, kryesisht në anën perëndimore dhe veriperëndimore të vendit.
Ndërkaq, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius.
Indeksi UV mbetet i lartë. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s. /Telegrafi/