Telegrafi

Moti për dy ditët e ardhshme, me diell dhe pjesërisht i vranët

Mot kryesisht me diell dhe pjesërisht i vranët pritet të mbajë gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik njofton se riga shiu parashihen në disa pjesë të relievit malor, kryesisht në anën perëndimore dhe jugperëndimore të vendit.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-27 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Indeksi UV mbetet i lartë.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s./Telegrafi/