Telegrafi

Moti për ditën e diele në Shqipëri

Ballkani është përfshirë nga rryma ajri të ftohta me origjinë Verilindore të cilat do të kushtëzojnë rënie të konsiderueshme të temperaturave edhe në Shqipëri.

Moti do të jetë me kthjellime me prani të mjegullës në veri-lindje dhe jug-lindje.

Temperaturat do të pësojnë rënie të menjëhershme.

Era do të jetë me drejtim veri-lindje me shpejtësi 15 metër/sekond në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0.5 metër deri në 1.5 metër në det të hapur. /ATSH/