Telegrafi

Moti në vendin tonë

Fusha të paqëndrueshme ajrore nga Atlantiku do të fillojnë të depërtojnë mbi rajon ditëve në vijim.

Nën këto kushte do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira, diell, e orëve të pasdites priten edhe reshje lokale shiu me bubullima.

Në fillim të javës së ardhshme masa më të freskëta ajrore do të shtrihen mbi rajonin tonë, që gradualisht do të zbresin temperaturat përreth vlerave mesatare.

Me 6.09.2019 – Ngrohtë, me diell dhe vranësira. Më vonë pasdite priten reshje lokale shiu me bubullima. Erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-7m/s. Indeksi UV: 7.

Me 7.09.2019 – Kryesisht me vranësira. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave me shi. Erë e lehtë dhe mesatare nga jugu-jugperëndimi 2-9m/s. Indeksi UV: 6