Shqipëria sot do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti fillimisht do të jetë me kthjellime, si dhe alternime vranësirash kalimtare.
Prej orëve të mesditës nis shtimi i vranësirave mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.
Duke filluar nga orët e mbrëmjes mot me vranësira të dendura dhe në veriperëndim dhe jug ato do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e Alpeve dhe relievet malore mbi 800 metër reshje dëbore. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 3-10m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësinë e tufanit 15-25m/s.
Valëzimi në dete i lartë i forcës 5-7 ballë për shkak të erës jugore. /Telegrafi/