Telegrafi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Foto: Ilustrim

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare. Do të ketë erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 15, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 23 deri në 30 gradë.

Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 28 gradë, njofton DPHM.

Në ditët në vijim do të ketë një periudhë të qëndrueshme moti me vranësira mesatare. Të dielën do të ketë kushte për reshje lokale shiu dhe erë deri mesatare. Temperaturat do të jenë brenda mesatares për këtë periudhë të vitit./Telegrafi/