Site icon Telegrafi

Moti në Kosovë – fillim java me shi dhe rrufe

Pas ditëve me temperatura të larta, Kosova do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion labil atmosferik dhe në këto kushte do të mbajë mot i vranët dhe me intervale diellore.

Nga dita e hënë deri të mërkurën moti nuk do të jetë stabil, i përcjellë me erëra dhe riga shiu, të cilat vende-vende rigat do të shndërrohen në reshje të intensitetit mesatar.

Si pasojë e luhatjeve të temperaturave dhe këtyre erërave gjatë gjysmës së parë të javës do të ketë kushte edhe për shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 17-21 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi mbi 12 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version